Në javën e kaluar grupime të reja të shpërthimit të koronavirusit janë formuar në të gjithë Evropën dhe Lindjen e Mesme, duke ngjallur frikë dhe masa emergjente.
Përhapja e virusit është përqendruar kryesisht në Itali dhe Iran; Italia tani ka 400 raste dhe 12 vdekje, dhe Irani ka 141 raste dhe 22 vdekje. Vendet e afërta kanë filluar mbylljen e kufijve dhe zbatimin e ndalimeve të udhëtimit, pasi virusi përhapet në të gjithë rajonin, raporton CNN.
20 vende që kanë konfirmuar rastet e tyre të para të koronavirusit gjatë javës së kaluar transmeton Klan Kosova.
- Libani
- Omani
- Izraeli
- Afganistani
- Greqia
- Danimarka
- Austria
- Estonia
- Rumania
- Maqedonia e Veriut
- Gjeorgjia
- Pakistani
- Norvegjia
- Spanja
- Brazili
- Algjeria
- Zvicra
- Kroacia
- Bahraini
- Kuvajti