Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vrasjes së Qerim Kelmendit.
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, vrasjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi e ka quajtur mizore dhe më shumë se krim.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të hetojnë këtë vrasje.
Postimi i plotë i tij:
Herët nga ministria e pastaj nga mediat mësuam se është vrarë dhe djegur në makinën e tij, Qerim Kelmendi, ish ushtar i UÇK-së.
21 vjet pas luftës, në kohë të paqes, askush nuk duhet të jetojë me ndjenjën e frikës e sidomos ata që sakrifikuan më së shumti.
Policia dhe prokuroria duhet ta hetojnë me gjithë kapacitetin e tyre këtë vrasje mizore që është më shumë se krim./InLajmi/