Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Për këtë lajm kanë reaguar shumë persona, por jo edhe Presidenti, Hashim Thaçi. Pas këtyre deklaratave Thaçi ka shkruar një postim në rrjetin social facebook por për takimet e shumta që ka në Uashington, shkruan InLajmi.
“Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation”, ka shkruar Presidenti.
Gjithashtu, Thaçi ka shkruar se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon Hashim Thaçi./InLajmi/