Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përmes një shkrese zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, lidhur me Implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
Për këtë ka reaguar Milaim Zeka përmes një postimi në rrjetin social facebook. Zeka ka shkruar se mbi atë letër ka “fjetur” me vite e gjithë Lidhja Demokratike e Kosovës, shkrun InLajmi.
“Qenka “zbulu” sot, një marrëveshje “sekrete” në mes Presidentit Thaçi dhe NATO-s në vitin 2013. Një letër dërguar sekretarit të përgjitheshëm të NATO-s. Ramunsen e paska pranuar këtë letër, e cila gjoja po e shkarkojka Presidentin. Mbi këtë letër ka fjetur me vite krejt LDK-ja bashkë me Isa Mustafën”, ka shkruar Zeka.
Gjithashtu, ka shkruar se është instaluar një linjë e UDB-së serbe në Prishtine dhe që nese do të shkarkohet presidenti për këtë letër ai do të ha bagla.
“Nese Presidenti do te shkarkohet për këtë letër, unë bagla do ha në vend të bukës. Kjo linja e UDB ës serbe e instaluar në Prishtinë, po mundohet me paraqitë këtë marrëveshje, që nuk është e tillë, sikur të ishte bërë me Beogradin”, ka thënë më tutje ai.

Këtë postim e ka përfunduar duke thënë se kjo letër është në arkivat e Qeverisë të Kosovës dhe që e ka parë Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj.
“Kjo letër është në arkivat e Qeverisë të Kosovës dhe nuk është sekret. Këtë letër e ka pa edhe Isa Mustafa, edhe Ramush Haradinaj”, përfundon Zeka./InLajmi/