• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Migracioni në Evropën Lindore ndërron kahun

J G nga J G
26 February 2020
në Bota
0 0
0
Migracioni në Evropën Lindore ndërron kahun
4
SHPERNDARJE
16
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur nuk ndalej vala e punëtorëve migrantë nga vendet lindore të BE, tani për herë të parë shënohet kthesa e vërtetë: Në Poloni po kthehen më shumë qytetarë në vendlindje, se sa po largohen prej vendit.

Më shumë se 15 vite kanë kaluar pas raundit të parë të madh të zgjerimit të Bashkimit Europian me vendet europianolindore e qendrore në vitin 2004. Pak më vonë u bë realitet për këto vende edhe liria e punësimit në BE, një temë që shkaktoi jo pak debate tek anëtarët e vjetër të unionit. Veçanërisht Gjermania dhe Austria ishin kundër hapjes së plotë të tregut të punës me anëtarët e rinj nga frika e pasojave në tregun e punës dhe ulja e rrogave. Por jo të gjithë vendet anëtare të BE kishin frikë atëherë nga dyndja e punëtorëve lindorë që do t’u merrnin vendin e punës vendasve apo do punonin për më pak rrogë. Suedia, Irlanda e Britania e Madhe ishin vendet e para, që i hapën tregjet e tyre menjëherë me anëtarësimin e vendeve europianolindore. Kurse Gjermania e hapi e fundit tregun e punës për 8 anëtarët e rinj lindorë e qendrorë në vitin 2011. Për Bullgarinë e Rumaninë tregu i punës u hap në vitin 2014, për Kroacinë në vitin 2015.

“Na i ktheni njerëzit tanë”

Mobiliteti brenda BE rriti ndjeshëm numrin e punëtorëve migrantë nga vendet europianolindore. Sipas Zyrës Federale të Migracionit e Refugjatëve (BAMF) në fund të vitit 2017 për shembull në Gjermani punonin e jetonin gati 867.000 polakë, 623.000 qytetarë rumunë, kurse nga Bullgaria kanë ardhur më shumë se 66.000 bullgarë në Gjermani për punë vitet e fundit.

Sidomos në Britaninë e Madhe erdhi një numër i madh punëtorësh nga Europalindore. Rrogat dhe qasja e lehtë në tregun britanik të punës ishin faktorë tërheqës për shumë punëtorë nga vendet lindore të BE. Polakët për shembull avancuan në grupin më të madh të punëtorëve të huaj në ishull, me afër 1 milionë punëtorë sipas statistikave britanike të vitit 2018. Por pas Brexit gjendja ka filluar të ndryshojë. Atmosfera për punëtorët e huaj në vitet e debatit për Brexit ka ndryshuar. Në Britaninë e Madhe flitet ndërkohë për Brexodus – Brexit dhe Exod. Jo pak punëtorë vendosin të largohen, duke krijuar probleme për disa degë të ekonomisë. Sips dpa, ekonomia britanike është e varur nga fuqia e lirë punëtore nga Lindja, sidomos në sektorët e gastronomisë, ndërtimtarisë apo kujdesit shëndetësor e bujqësisë. Por vitin e kaluar fermerët britanikë kanë pasur probleme të gjejnë forca punëtore lindore për punët sezonale në bujqësi, sepse shumë prej tyre po kërkojnë për shkak të Brexit punë në vende të tjera.

Lindja europiane ka ndryshuar

Nuk është vetëm atmosfera në vendet pritëse që u sjell shqetësime punëtorëve emigrantë. Edhe vetë vendet nga kanë ardhur ata kanë ndryshuar këto vite e po bëhen më tërheqëse. Megjithëse vendet europianolindore ende gëzojnë imazhin e vendeve të varfra, nga ku punëtorët duan të largohen, vende si Polonia apo Çekia kanë shënuar vitet e fundit histori suksesi ekonomik. Rritja ekonomike ka çuar edhe në rritjen e rrogave e numrin e ulët të të papunëve, gjë që janë faktorë kryesorë për të joshur migrantët e larguar të kthehen në vendlindje. Polonia për shembull spostoi në vitin 2019 Britaninë e Madhe si partnerin e pestë më të madh tregtar të Gjermanisë, bën të ditur gazeta gjermane, “Handelsblatt”. Edhe eksport-importet gjermane me Çekinë, Sllovakinë e Hungarinë u rritën në vitin 2019.

Kështu më shumë se 15 vite pas anëtarësimit në BE për herë të parë po shënohet një trend i vërtetë pas emigrimit masiv nga Europa Lindore. Sipas gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shifra neto e emigrimit ka ndryshuar. Vitin e kaluar janë kthyer më shumë polakë në Poloni, se sa janë larguar nga vendi. Qeveria konservatore e djathtë, PiS përpiqet në mënyrë aktive që të tërheqë qytetarët e larguar nga vendi për të ndihmuar ekonominë e vendit në rritje. Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki bëri madje edhe një thirrje në televizionin britanik. “Na i ktheni njerëzit tanë”, shkruan DW.

Iluzion për Gjermaninë

Një lajm jo i mirë ky për Gjermaninë që i nevojiten më shumë se 1 milionë forca punëtore për zënë vendet bosh të punës. Pikërisht për këtë më 1 Mars Gjermania hap dyert për fuqinë punëtore të kualifikuar me një ligj të posaçëm, që ka si qëllim zbutjen e mungesës së fuqisë punëtore. Por sipas “Frankfurter Allgemeine Zeitung” Gjermania nuk mund të presë në të ardhmen, se do të vijë një fluks i krahut të lirë të punës nga vendet europianolindore si Polonia e Çekia. “Është iluzion të presësh, se prej andej do të vijnë në numër të madh zanatçinj apo infermierë që nuk kushtojnë.”

Tags: BEEvropa LindoreMigracioni
Postimi i mëparshëm

Vazhdojnë dyshimet për koronavirus në Kosovë

Postimi tjetër

Thaçi: Me Walker takohemi edhe për punë dhe si miq

Të ngjajshme Postime

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm
Bota

Ushtria izraelite paralajmëron palestinezët: Evakuimi nga qyteti i Gazës i pashmangshëm

27 August 2025
Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?
Bota

Sërish në qendër të vëmendjes dora e Trumpit – pse është i mavijosur dhe cili është shpjegimi?

27 August 2025
Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”
Bota

Vrasja e 5 gazetarëve, jep dorëheqjen gazetarja e “Reuters”

26 August 2025
Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet
Bota

Pamje surreale, stuhia e rërës në Phoenix ngre një “mur” të madh mbi qytet

26 August 2025
Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un
Bota

Presidenti i Koresë së Jugut i kërkon Trumpit të takohet me Kim Jong Un

25 August 2025
Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh
Bota

Trump i përgjigjet sulmit izraelit në Gaza: Nuk dua ta shoh

25 August 2025
Postimi tjetër
Thaçi: Me Walker takohemi edhe për punë dhe si miq

Thaçi: Me Walker takohemi edhe për punë dhe si miq

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu