• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 24 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Memli Krasniqi: Albin Kurti sot dëshmoi se është mashtrues ordiner dhe i rrezikshëm për Kosovën

J G nga J G
26 February 2020
në Politikë
0 0
0
Memli Krasniqi: Albin Kurti sot dëshmoi se është mashtrues ordiner dhe i rrezikshëm për Kosovën
79
SHPERNDARJE
73
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi vlerëson se kryeministri Albin Kurti me paraqitjen e tij në konferencë për letërkëmbimet ndërmjet Qeverisë së Kosovës me NATO-n, u mundua që të manipuloj opinionin publik.

Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Albin Kurti sot dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës”.

“E vërteta është se Albin Kurti sot bëri edhe një shoë publik, për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë shtetërore që atij i takon për të marrë vendime të rëndësishme e besa edhe të rënda për të ardhmen e Kosovës, e që priten prej tij gjatë këtyre ditëve. Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë – NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë – Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s’do të heqë taksën e s’do të shkoj në Dialog, pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s’janë harruar”, ka shkruar Memli Krasniqi.

Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

Albin Kurti sot na dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Ai sot, duke u munduar që prapë të manipuloj opinionin publik, publikoi komunikimet zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës me NATO-n, me pretendimin se kjo paraqet shkelje të Kushtetutës dhe të interesave shtetërore të Kosovës.

Ku ka paturpësi më të madhe se sa ta vësh në pikëpyetje raportin e Kosovës me NATO-n, kur që nga çlirimi e deri sot, NATO e udhëhequr nga SHBA-të, ka qenë partneri më i rëndësishëm i Kosovës për sigurinë e shtetit tonë. Çfarëdo dakordimi me NATO-n, që konsiderohet agresor e pushtues nga Serbia, nuk mund të jetë cenim i kushtetutshmërisë së Kosovës. Aq më shumë, kur vet Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe vet Deklarata e Pavarësisë i japin NATO-s autorizime të cilat janë ditur e dihen botërisht, për sa i përket sferës së sigurisë në Republikën e Kosovës.

Albin Kurti e di fare mirë se dokumentet e publikuara prej tij as nuk janë sekrete e as nuk përbëjnë kurrfarë risie. Debati për prezencën ose jo të FSK-së në veri, pa autorizimin e NATO-s, ka qenë publik edhe kur është miratuar legjislacioni për Ushtrinë e Kosovës në fund të vitit 2018. Përndryshe, nëse dokumentet paraqesin rrezik dhe janë kundër interesit të Kosovës, siç po ua atribuon Albin Kurti, le t’i shfuqizojë ato që sot, sepse e ka këtë mundësi.

E vërteta është se Albin Kurti sot bëri edhe një show publik, për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë shtetërore që atij i takon për të marrë vendime të rëndësishme e besa edhe të rënda për të ardhmen e Kosovës, e që priten prej tij gjatë këtyre ditëve.

Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë – NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë – Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s’do të heqë taksën e s’do të shkoj në Dialog, pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s’janë harruar.

Albin Kurti duhet ta kuptojë se më nuk është analist e vrojtues i politikës, por Kryeministër me përgjegjësi shtetërore. Frazeologjia e bukur s’i kryen më punë. Edhe mashtrimet e ulta, si ky sot, nuk i zgjasin më shumë. Qytetarët presin veprime e jo thashetheme prej tij. Por, a ka guxim apo është frikacak, këtë do ta shohin së shpejti të gjithë. E shumë prej atyre që e njohin, e dijnë moti këtë!/InLajmi/

Tags: Albin KurtiMashtruesMemli Krasniqi
Postimi i mëparshëm

Tri elementet kryesore për një shëndet të mirë pas moshës 40- vjeçare

Postimi tjetër

Sa ka kapacitet Klinika Infektive për të përballuar koronavirusin?

Të ngjajshme Postime

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK
Politikë

Drejtoresha e Punës dhe Mirëqenies në Prishtinë aderon në LDK

23 June 2025
Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës
Politikë

Bajrami paralajmëron mungesë energjie në Kosovë: Sonte mund të mbetemi pa rrymë gjatë natës

23 June 2025
“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike
Politikë

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku
Politikë

Kurti është i paditur politikisht, thotë Abdixhiku

19 June 2025
Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
Politikë

Presidentja Osmani pret në takim ish-kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

19 June 2025
Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut
Politikë

Çitaku: Kosova është marrë peng nga kryeneçësia e Kurtit dhe ambiciet e Haxhiut

19 June 2025
Postimi tjetër
Sa ka kapacitet Klinika Infektive për të përballuar koronavirusin?

Sa ka kapacitet Klinika Infektive për të përballuar koronavirusin?

Lajmet e fundit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Donald Trump njofton se është arritur armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

24 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 22 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodh me 24 qershor ndër vite?

24 June 2025
Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

Bukë e thekur me rigon dhe hudhër – Vlerat që fiton organizmi përveç shijes

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

Parashikuesit e beqarisë së pavullnetshme: Çfarë roli luajnë tiparet e personalitetit?

24 June 2025
Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

Rutte: NATO do ta pesëfishojë mbrojtjen ajrore dhe do të blejë 1.000 tanke

23 June 2025
Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

Mustafa: Blloku A3 sot ka dalë jashtë funksionit, me gjasë reale për t’u mos u rifunksionalizuar më kurrë

23 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu