Këngëtarja me origjinë kolumbiane, Shakira Isabel Mebarak Ripoll, ose siq njihet shkurt si Shakira, është një këngëtare tejet e njohur në të gjithë botën.
Ajo e filloi muzikën si 13 vjeçare, nën kompaninë “Sony Music Columbia”.
Pastaj ajo e vazhdoi karrierën e bujshme muzikore duke sjellë shumë hite, për tu bërë një nga këngëtaret më të dashura dhe më të njohura në botë.
Ajo tani ka mbushur 43 vite, por vazhdon të gëzojë formë të mirë qoftë trupore qoftë sa i përket bukurisë që e karakterizon këngëtaren latine, transmeton IndeksOnline.
Këtë e ka dëshmuar edhe së fundmi me anë të një fotografie që e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram, e ku vërehet forma e mirë e saj që vazhdon përkundër viteve që ka.