Kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri, Ramush Haradinaj në një intervistë ka komentuar letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen të cilën e bëri publike kryeministri Albin Kurti, tha se ai do ta përkrahte shkarkimin e presidentit Thaçi.
“Unë jam për me shkarkua Thaçin sot, por edhe Kurtin. Me shkarku Presidentin sot dhe me çu edhe Kurtin në zgjedhje”, tha Haradinaj.
Duke folur për shkarkimet nga Qeveria Kurti, Haradinaj tha se “ka plot që e meritojnë me u shkarkua, por ka edhe të atillë që janë profesionistë”, raporton Telegrafi.
Më tej Haradinaj shtoi se e ka mirëpritur zvogëlimin e Qeverisë.