Shtatë persona janë vrarë në Delhi në protestat kundër ligjit të ri kontraversal të Indisë, gjersa Presidenti amerikan Donald Trump bëri vizitën e tij të parë zyrtare në vend.
Një polic dhe gjashtë civilë kanë vdekur në ditën më vdekjeprurëse të kryeqytetit që nga miratimi i ligjit të ri vitin e kaluar.
Automjeteve iu vu flaka në përplasjet midis mbështetësve dhe kundërshtarëve të ligjit, të cilët, thonë kritikët, prek 200 milionë myslimanë të Indisë, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Ekziston frika për përplasje të mëtejshme.