Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Administratës Publike, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme takoi zyrtarë të institucioneve të sigurisë në vend dhe kampin “Vrella”, shkruan InLajmi
Veliu fillimisht u takua me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj, të cilit i shkoi për vizitë në Drejtorinë e Policisë.
Dyshja zhvilluan bisedë për rreth një orë, ndërsa media nuk janë lejuar të marrin pjesë në takim.
Më pas Ministri Veliu vizitoi Kampin “Vrella”, ku gjendet baza e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikate për media /InLajmi/