Këshilli i Bashkimit Evropian sot ka marrë vendim për zgjatjen e mandatit për gjashtë përfaqësuesit e tyre special që punojnë në vende të ndryshme.
Në mesin e këtyre gjashtë përfaqësuesve që iu është zgjatur mandati është edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova.
Në vendimin e Këshillit Evropian, thuhet se Apostolovës do t’i zgjatet mandati edhe për 6 muaj të tjerë deri më 31 gusht 2020.
Emërimi i Apostolovës si përfaqësueses e Zyrës së BE-së në Kosovë, ishte bërë në gusht të vitit 2016.