Analisti politik Ardian Kastrati ka thënë se Albin Kurti ka krijuar fanatikë dhe opozita duhet t’ua hapë atyre sytë për të kuptuar se janë viktima.
Ai ka folur kështu në “Debat” te RTK.
“Albin Kurti ka krijuar një kurth masiv politik. Opozita duhet t’ua hapë sytë atyre për të arsyetuar me një rezon tjetër”, ka thënë Kastrati.
Ai e ka përshkruar Kurtin si gënjështar.
“I ftoj njerëzit të protestojnë kundër Ahtisaarit u vranë dy njerëz, dhe tani është pikërisht ky në krye të këtij shteti të Ahtisaarit. Kjo i bie gënjeshtër. Pastaj bëri kartën e bashkimit kombëtar pa e shpejguar kurrë saktësisht se si do të bëhet. Kjo i bie gënjeshtër. I tha ministër I Mishkoviqit, I tha argat i Serbisë, ja zdeshi brekët në fund. Kjo i bie gënjeshtër”.