Dy shtetas serbë, anëtarë të ekuipazhit të anijes ” Diamond Princess”, u infektuan me koronavirus.

Këtë e ka konfirmuar Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq i tha Tanjugut se sot nga Ministria e Jashtme e Japonisë janë informuar se dy nga 11 shtetasit e tjerë serbë, anëtarë të ekuipazhit të anijes së karantinuar në Yokohama, Japoni, kanë rezultuar pozitiv për koronavirus, transmeton Klan Kosova.
Koronavirusi ka prekur edhe Italinë. Të prekur janë dy turistë kinezë, të cilët rezultuan pozitiv në testet mjekësore. Siç njoftoi kryeministri Giuseppe Conte, ata ishin akomoduar në një hotel në Romë ku shfaqën simptoma dhe më pas u dërguan në spital. Autoritetet italiane po kontrollojnë të gjithë personat që kanë pasur kontakte me ta.




















