Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të ndajë 1 mijë e 52 bursa për studentët për vitin akademik 2019\20, është bërë e ditur të hënën nga UP-ja.
Ky vendim është marrë në Këshillin Drejtues të UP-së ku edhe është aprovuar raporti i Komisionit për Ndarjen e Bursave Universitare për Studentët e Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2019/2020.
Numri më i madh i bursave do të shkojë për Fakultetin Juridik me 193 sish, pasuar nga Fakulteti i Arteve me 137, Fakulteti i Mjekësisë 125 si dhe drejtime të tjera.
Gjithashtu Universiteti i Prishtinës në një njoftim për media bën me dije se lista e studentëve fitues të bursave të të gjitha njësitë akademike do të shpallen në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”./InLajmi/