Heroi i Kosovës, Fahri Fazliu sot më 24 shkurt do t’i mbushte 57 vjet.
Fahri Fazliu i takon plejadës së luftëtarëve që luftën e bënë me pendë e pushkë.
Ai ra në luftë të pabarabartë më 2 nëntor 1989 në lagjen “Bregu i Diellit “ në Prishtinë.
Aty së bashku me Afrim Zhitinë qëndruan hearoikisht duke sinjalizuar se liria pa gjak nuk vjen. Ranë si trimat duke kënduar, transmeton lajmi.net.
Duke e përkujtuar heroin e Kosovës, shokët e idealit dhe familja Fazliu, kanë shkruar se Fahriu ishte një uragan i bashkimit të kombit, uragan që mbi të gjitha kishte interesin e përgjithshëm por edhe uragan që kurrë nuk u nënshtrua përpara vështirësive të kohës.