Ka rezultuar negativ rezultati i analizave rreth dyshimeve se një grua u prek nga virusi kinez koronavirusi.
Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës është deklaruar rreth rezultateve të pacientës së dyshuar me koronaviris e cila është shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
“Në bazë të analizave të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ne kemi marrë rezultatet brenda 4 orëve të punës intensive dhe rezultatet kanë për dyshimin me koronavirus kanë rezultuar negativ”, tha Ramadani.
Pra pacienta nuk është e sëmurë me koronavirus.
I pyetur rreth moshës së gruas dhe se a ka qenë në ndonjë ushëtim apo si ka qëndruar ai është përgjigjur se informatat vijnë pak me vonesë sesa laboratori dhe ka theksuar se do ta hulumtojnë çdo detajë.
Pra pacientja nuk paraqet rrezik për koronavirus ./InLajmi/