Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Leposaviq është raportuar për një incident kriminal, përkatësisht kalim ilegal të kufirit.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën në ora 12:45 në Leposaviq, njësitet patrullues ka ndaluar automjetin të cilën ishte duke drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe bashkëudhëtari i tij shtetas i Bosnjës, të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht nga territori i Serbia në territorin e Kosovës.
Njësiti patrullues, automjetin dhe të dyshuarit i kanë dërguar në stacion policor.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./InLajmi/