Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka marrë pjesë sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik.
Ai ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Kosovës jo vetëm për kosovarët, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon.
“Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon”.
“Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”
“Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore”.
Sot në Konferencën e Nivelit të Lartë për Perspektivën Evropiane në Selanik :
- Nënvizuam rëndësinë e veçantë të liberalizimit të vizave me Republikën e Kosovës jo vetëm për qytetarët e saj, por edhe për të ruajtur besueshmërinë e BE-së në rajon;
- Theksuam domosdoshmërinë për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut: kjo masë është thelbësore për të thelluar reformat e brendshme, forcuar procesin e bashkëpunimit rajonal e lartësuar frymën Evropiane në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, përcjell Klan Kosova.
Gjithë pjesëmarrësit në këtë takim mbështesin pa hezitime hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE për Shqipërinë menjëherë sipas meritave të saj madhore.