Ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka mbetur edhe pak kohë para se të hapet për qarkullim rruga në krye të Veternikut.
Ai në profilin e tij në rrjetin social Facebook ka postuar disa fotografi dhe ka shkruar se mbi 60 punëtorë dhe 20 makineri të rënda sot kanë punuar në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë.
Postimi i plotë i tij:
Edhe pak.
Veternik, 23 shkurt 2020.
Mbi 60 punëtorë e 20 makineri të rënda sot në vendpunishte për të hapur qarkullimin sa më parë. Kënaqësi./InLajmi/