Keni menduar se çfarë të përgadisi sot?!
Ne ju sjellim një recetë mjaftë të dashur dhe të shijëshme për familjen tuaj
Speca të mbushura
Përbërësit
4 speca
300 gr mish të grirë
300 gr oriz
400 gr domate te konservuara
1 qepë
koper e fresket e grire holle
majdanoz i fresket i grire holle
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri
Hapat
Me ndihmen e nje thike te mprehte, presim pjesen e siperme te specave perreth kercellit ne forme rrethore dhe e vendosim menjane. Pastrojme brendesine e specave nga fijet dhe farat dhe pregatisim mbushjen e tyre
Ne nje tigan kaverdisim qepen me vaj ulliri derisa te zbutet, shtojme mishin e grire, orizin, kopren majdanozin, salcen e domateve, kripe, piper te zi, 1 gote uje dhe e gatuajme per rreth 10 minuta
Mbushim specat me kete perberje dhe i vendosim pjesen e siperme si kapele
I veme ne tave duke i rradhitur dhe harxhen e mbetur e shperndajme rreth e qarke specave. Shtojme 1-2 gota uje dhe i pjekim ne furre per rreth 20-30 minuta, apo derisa orizi dhe specat te jene zbutur, duke shtuar uje nese eshte e nevojshme