Një studim i kohëve të fundit zbuloi se pijet me kafeinë ndihmojnë në forcimin e kockave tona
Studimi, i realizuar nga hulumtues të Universitetit të Hong Kongut, mori për mostër 564 të rritur kinezë që ishin regjistruar në një studim të osteoporozës.
Ata krahasuan dendësinë minerale të eshtrave të atyre që thanë se pinin kafe rregullisht me ata që nuk e konsumonin në baza ditore.
Ata zbuluan se, në përgjithësi, dashamirët e kafesë kishin densitet mineral më të madh të eshtrave.
Në mënyrë të veçantë, studiuesit identifikuan tri molekula të veçanta që ishin të lidhura me konsumimin e kafesë dhe kockat e forta që kishin më pak të ngjarë të thyer.
Chad Deal, mjek i përgjithshëm i Klinikës Cleveland, i cili nuk mori pjesë në studim, tha në një njoftim për shtyp:
“Tre metabolitët, në veçanti, u shoqëruan me një rritje të densitetit të kockave në mostër, dhe gjithashtu, të njëjtat çonin në rënie të rrezikut të frakturës”, transmeton Periskopi.