Disa ditë më parë tre punëtorë të KEDS-it tek Nënstacioni ‘Prishtina II’ kanë pësuar një aksident.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala i cili e ka konfirmuar rastin dhe thotë se punëtorët kanë shpëtuar, ndërsa thekson se kanë formuar një komision profesional për ta hulumtuar rastin.
“Po të nderuar një aksident i tillë ka ndodhur para disa ditësh. Punëtoret tanë ishin te pajisur me të gjitha pajisjet e sigurisë dhe mbrojtjes sikurse kishin te kryera të gjitha trajnimet për mbrojtje dhe siguri në punë. Aksidente te tilla ndodhin fatkeqësisht kur nuk i përdorin pajisjet. Fatmirësisht punetoret kanë shpëtuar. Ne kemi krijuar menjëherë nje komision profesional ta hulumtojnë këtë”, ka thënë Buzhala