Pulat që janë nga fshati po kapin vlera të mëdha në treg ndërsa e kundërta po ndodh me ato të fermave.
Sipas statistikave të publikuar nga ‘ASK’, çmimi i pulave të fshatit në krahasim me vitin 2018, ka shënuar rritje për 26 cent, transmeton Indeksonline.
Ndërsa ato të fshatit kanë shënuar rënie në çmim për 13 cent. Në vitin 2018, ato kanë kushtuar 1 euro e 96 cent, kurse në 2019, 1 euro e 83 cent.
Rënie në çmim kanë shënuar edhe vezët. Çmimi i një kompleti vezë në 2018-tëm ka kushtuar 2 euro e 49 cent, kurse në 2019, 2 euro e 35 cent.
Mjalta nga 10 euro e 60 cent sa ka kushtuar në 2018, në vitin 2019 ka kushtuar 11 euro e 18 cent.