Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka vizituar komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri.
Haziri falënderoi ministren Dumoshi për vizitën dhe tha se është shumë me rëndësi që një ministre e kulturës po e viziton komunën e Gjilanit, raporton Ekonomia Online.
Komuna e Gjilanit sot ka anuluar të gjitha aktivitetet kulturore pasi kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri, e ka shpallur ditë zie pas tragjedisë së ndodhur të martën në familjen Bllaca.