Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka anuluar sot tenderin 110 milionësh për ndërtimin e autostradës së Anamoravës, mirëpo këtë vendim e ka kundërshtuar ish-ministri i këtij dikasteri, Pal Lekaj.
Lekaj, ka pohuar se anulimi i tenderit të Gjilanit ndodhi në kundërshtim me procedurat e përcaktuara me vendimin e Qeverisë së vitit 2017, në të cilën caktohet komiteti ndërministror prej pesë anëtarëve.
Ndërkaq, ministri Abdixhiku sot ka thënë se tenderi 110 milionësh ishte shpallur pa miratim buxhetor në kohën e tranzicionit qeveritar, dhe se me vendimin për anulim kanë kthyer ligjshmëri në një proces të rëndësishëm financiar për vendin, shkruan Telegrafi.