Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovën, lajm i cili më vonë u demantua nga Ministrja e Jashtme e këtij shteti, shkruan InLajmi.
Ahmeti ka thënë se rasti i njohjes është si shumë punë tjera në Kosovë.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se kur është puna te meritat, të gjithë i marrin për vete, derisa kur është puna te faji nuk merr përgjegjësi askush.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Rasti i njohjes së Xhamajkes është si shumë punë tjera në Kosovë
Kur është puna te merita, nuk i nxen kamera – Unë, Unë, Unë
Kur është puna te faji nuk i nxen dera – Ai, ajo, jo Unë
Po e paramendoj me ndërru dicka prapë këto ditë prapë unë, unë./InLajmi/