Janë varrosur sot Fisnik Bllaca, Blerim Bllaca, Valdete Bllaca, Hanife Bllaca dhe Zeqir Bllaca janë varrosur në varrezat e fshatit Cërrnicë të Gjilanit.
Sipas dyshimeve të parë të prokurorisë, Valdete Bllaca që në të kaluarën ishte edhe zyrtare policore, dyshohet se me armë zyrtare kishte vrarë katër anëtarët e familjes së saj e më pas edhe veten.
Policia e Kosovës ndërkaq gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se Valdete Bllaca kishte qenë 14 herë në konsultime mjekësore lidhur me gjendjen e saj.
Në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj si dhe figura tjera publike.
Ndërkaq, lidhur me këtë rast janë suspenduar 4 zyrtarë të lartë policor.


















