Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nuhi Krasniqi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati përmes një postimi në profilin e tij Facebook.
“Sot mora lajmin që avokati dhe luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Nuhi Krasniqi është thirrur nga Gjykata Speciale, si gjithë luftëtarët e lirisë edhe ky do të dali i pastër”, ka shkruar Gucati.
Kujtojmë që nga Specialja deri tani kanë arritur një numër i madh i ftesash për ish-pjesëtarët e UÇK-së, disa prej të ftuarve kanë përfunduar fazën e parë të intervistimit./InLajmi/