Akuza e kundër akuza ka pasur mes kandidatit të LDK-së dhe atij të Vetëvendosjes për të kaluarën e tyre të përbashkët në politikë
Nexhmi Rudari i LDK-së ka akuzuar Shpejtim Bulliqin e LVV-së për parime të dyfishta sa i përket vlerësimit të punës së qeverisjes së LDK-së në Podujevë.
Rudari ka thënë se Bulliqi nuk mund ta akuzojë qeverisjen e LDK-së kur vet ai për shumë vite ka qenë Drejtor komunal nga radhët e LDK-së.
Kandidati i LDK-së madje ka akuzuar Bulliqin se po mashtron votuesit dukë u thënë atyre se “posa t’i fitojë zgjedhjet do të kthehem në LDK e ta pastrojë partinë”.
Bulliqi thotë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e LDK-së se Ibrahim Rugovës.
Ai thotë se është larguar nga LDK për shkak se kjo e fundit e ka devijuar rrugën e Ibrahim Rugovës.
“Sot iu them qytetarëve se Shpejtim Bulliqi është 500 herë më rugovistë se nënkryetari aktual i Komunës”, tha Shpejtim Bulliqi.
Kandidati i LDK-së ka akuzuar atë të Vetëvendosjes për uzurpim pronash ndërsa ky i fundit ka mohuar në mënyrë kategorike gjithçka.
Nga ana tjetër kandidati i PDK-së, Naim Fetahu thotë se vetëm ai është kandidatë që mund të bëjë ndryshimin.
“Të dy kandidatët tjerë kanë qeverisur me LDK-në dhe vijnë nga ajo parti. Të dy janë përgjegjës për atë periudhë kohore për gjërat e këqija që kanë ndodhur. Nuk do të thotë se zoti Bulliqi ka kaluar në një parti tjetër nuk mban përgjegjësi për atë periudhë të qeverisjes”.
Duke komentuar akuzat e LDK-së ndaj Bulliqit për uzurpim tokash, Fetahu thotë se është i prirur t’iu besoj dokumenteve zyrtare por sipas tij këto dokumente është dashur të publikohen më herët.
Kandidati i PDK-së thotë se rivaliteti LVV-LDK në qeveri po vërehen edhe në nivelin lokal në Podujevë e që sipas tij nuk do të duhej të ndodhte.
“Bulliqi po ka frikë të përmend emrin e Agim Veliut sepse kjo reflekton në nivelin qendrorë”, tha ndër të tjera Naim Fetahu.
Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini është mbajtur debati i parë me tre kandidatët në garë për kryetar të Podujevës.
Shepjtim Bulliqi thotë se LDK po bënë propagandë se gjoja ai po e çrrënjos rugovizmin dhe po promovn Rexhep Qosjen.
Kandidati i LVV-së thotë se nuk ka asnjë konsideratë për Rexhep Qosjen.