I dërguari special për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell në një vendim të papritur të Presidentit Donald Trump, u emërua sot në krye të Inteligjencës Kombëtare.
Duke qenë në këtë detyrë, angazhimet e Richard Grenell, në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë pritet të zvogëlohen për shkak të obligimeve në pozitën e re.
Lidhur me heqjen dorë të Richard Grenell nga angazhimet e tij për dialogun mes Kosovës e Serbisë, Klan Kosova ka kontaktuar me Dick Custin, zëdhënës i Zyrës së ambasadorit amerikan në Berlin.
I njëjti nuk ka mohuar e as pohuar se i dërguari i Trumpit do të largohet nga dialogu.
”Fatkeqësisht, Ambasadori nuk është në dispozicion, dhe unë nuk kam asgjë për ju në këtë kohë”, është shprehur ai në përgjigjien e tij.
Richard Grenell aktualisht ushtron edhe funksionin e Ambasadorit të SHBA-ve në Gjermani.