Nënkryetari i LDK-së, njëherit dhe kryetar i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka treguar që sot ishte ne vizitë miku i tij Agim Veliu pas tragjedisë që përjetuan dje.
Ttuje Haziri ka treguar se trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe se po përgaditen për ceremoninë e varrimit.
Postimi i plotë i tij:
E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje. Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca. Po ashtu, i falënderoj të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen!/InLajmi/