Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë, Nicola Orlando.
“Diskutuam për të thelluar bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Italisë.
Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, radikalizmit dhe migrimit, anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe Europol dhe organizata të tjera mbeten prioriteti im si ministër i MPBAP-së, ka shkruar Veliu në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Ambasadorin e Italisë, z. Nicola Orlando e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që shteti i tij i ka dhënë Kosovës gjatë të gjitha proceseve me rëndësi për vendin tonë.
Gjithashtu kërkova mbështetjen e kësaj ambasade në procesin e ndërrimit të dokumenteve të qytetarëve, për shkak të fuzionimit të dy ministrive.
Diskutuam për të thelluar bashkëpunimin mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Italisë.
Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit, radikalizmit dhe migrimit, anëtarësimi i Kosovës në Interpol dhe Europol dhe organizata të tjera mbeten prioriteti im si ministër i MPBAP-së. /InLajmi/