Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj ka arritur në Kosovë në një vizitë zyrtare, raporton Ekonomia Online.
Ai fillimisht është pritur nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Glauk Konjufca ndërsa më vonë do të takohet me presidentin Hashim Thaçi e me kryeparlamentaren Vjosa Osmani.