Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe gazetarin, publicistin, përkthyesin e shumë veprave me vlerë, Avni Spahiun, i cili ka qenë për shumë vite njeriu më i afërt i Dr. Ibrahim Rugoves.
Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, vet Spahiu ndërsa shtoi se është ftuar si dëshmitar për kohën e viteve ’98-, sa ishte Kryeredaktor në gazetën ”Bujku”.
Avni Spahiu ka bartur edhe postin e Ambasadorit të parë të Kosovës në Washington, si dhe në Ankara të Turqisë.