Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar me rastin e vdekjes së profesorit Kadri Dellova.
“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të shquar Kadri Dellova, asambleist në Kuvendin Komunal të Rahovecit. Familjes Dellova dhe kolegëve të tij u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, shkroi Thaçi në rrjetin social Facebook.
Ndryshe, Dellova ndërroi jetë gjatë ditës së hënë, ndërsa sot pritet varrimi i tij./InLajmi/