• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 31 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A e bëri Kurti shtërngimin e duarve me Thaçin për jetëgjatësinë e qeverisë?!

V E nga V E
18 February 2020
në KRYESORE, Politikë
0 0
0
A e bëri Kurti shtërngimin e duarve me Thaçin për jetëgjatësinë e qeverisë?!
3
SHPERNDARJE
49
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Albin Kurti, po përdor strategji për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë gjatë ditës së djeshme ka bërë homazhe para varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Përveç homazheve, Kurti mori pjesë edhe në ceremoninë zyrtare të vendosjes së flamurit, por edhe në ceremoninë e organizuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

E krejt këto veprime të Kurtit nga njohësit e çështjeve politike po shihen si strategji e tij për jetëgjatësinë e qeverisjes së tij.

Profesori universitar dhe njohësi i çështjeve politike, Rrahman Paçarizi, ka thënë për lajmi.net, se veprimet e djeshme të kryeministrit Kurti kanë qenë shumë të mençura dhe të matura.

“Unë mendoj që zotëri Kurti ka bërë veprime shumë të mençura dhe shumë të matura qoftë në pjesëmarrjen e tij në ceremoninë shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, qoftë në pjesëmarrjen e tij në homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, qoftë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës. Dhe në asnjë mënyrë këto veprime të zotëri Kurtit nuk duhet të kritikohen si ndryshim i qëndrimeve e të tjera e të tjera, sepse unë mendoj se zotëri Kurti duke i mbyllur këto temat e vogla ka hapur mundësitë që të ketë një koordinim ndërmjet institucioneve të Kosovës, ka hapur mundësitë që Kosova të merret me temat e saj të mëdha në vend se të merret me tema aq banale si a e ka vizituar apo jo varrin e Rugovës, a ia jep apo nuk ia jep dorën Hashim Thaçit. Do me thënë unë mendoj që kryeministri Albin Kurti, duhet të lavdërohet për qasjen që e ka ndërtuar sidomos në Ditën e Pavarësisë, por edhe në disa ditë të tjera paraprakisht”, deklaroi Paçarizi për lajmi.net.

Sipas tij, me këto veprime Kurti ia ka hapur derën vetes në Lidhjen Demokratike të Kosovës, por edhe te presidenti, Hashim Thaçi.

“Unë mendoj se kryeministri Kurti e ka derën të hapur qoftë te presidenti Thaçi, qoftë te një strukturë e Lidhjes Demokratike të Kosovës që ia ka parë për të madhe që nuk e ka vizituar varrin e ish-presidentit Rugova dhe mendoj që tashmë janë krijuar parakushtet që të ndërtohet një klimë e mirëbesimit, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet gjithë spektrit institucional të Kosovës”, theksoi Paçarizi.

Në anën tjetër, Shkodran Ramadani, analist politik ka deklaruar për lajmi.net, se Kurti ka ndryshuar në mënyrë drastike që nga ardhja e tij në pushtet.

“Sjelljet e Kurtit e sidomos prej se ka ardhur në pushtet janë në kundërshti të plotë me politikat dhe qasjen që Kurti ka promovuar si opozitë. Ne e dimë që edhe në kohën kur ka qenë jashtë institucioneve, Albin Kurti siç njihet ka qenë një ndër kritikët dhe denoncuesit më të ashpër të Rugovës dhe “Rugovizmit”, nëse mund ta quajmë kështu filozofinë politike të Ibrahim Rugovës. Dhe ka qenë njëri nga përçarësit më të mëdhenj në këtë aspekt për shkak se për kohë të gjatë dhe në mënyrë shumë të ashpër ka refuzuar të njoh kontributin e Ibrahim Rugovës. Ndërkohë që për shtrëngimin e duarve të tij me presidentin Hashim Thaçi, është po ashtu një veprim i cili është në kundërshti totale me atë çfarë Kurti ka thënë dhe ka bërë gjatë viteve të kaluara për shkak se ne e dimë që në Vetëvendosje ka pasur edhe komision disiplinor nëse ndonjëherë ka ndëshkuar anëtarët e vet për takim, për pirje të kafeve, dalje në foto, shtrëngim duarsh e politikanëve që mendojnë ndryshe prej Vetëvendosjes. Ne e kemi parë që edhe Shpend Ahmeti ka qenë njëri nga viktimat e denoncimit publik nga Lëvizja Vetëvendosje ku është quajtur i dobët dhe i paaftë që nuk ka arritur që të vetëpërmbahet dhe si rrjedhojë e ka përshëndetur për dore presidentin Thaçi”, theksoi Ramadani.

Ramadani ndryshimin e Kurtit e sheh si strategji të tij për qëndrimin sa më të gjatë në pushtet.

“Do të thotë, Albin Kurti ka një ndryshim shumë drastik dhe radikal për shkak se si opozitë ka qenë shumë polarizues, shumë akuzues, ndërkohë që tani në pushtet po mundohet të luaj unifikuesin dhe të moderuarin i cili është inkluziv dhe i cili është më shumë i prirë për komunikim racional. Mirëpo kjo mund të jetë edhe një taktikë e tij për ta blerë paqen e opozitës në mënyrë që të ketë një qeverisje shumë më të qetë. Sepse është e pamundur të mendohet që pas 15 viteve ai për një natë të ndryshoj filozofinë e vet politike”, u shpreh Ramadani për lajmi.net.

Sipas Blerim Burjanit, njohësit të çështjeve politike, kryeministri Albin Kurti duhet të përafrohet politikisht me presidentin, Hashim Thaçi.

“Kurti ngadalë po zbutet prej akullit politik dhe duhet të përafrohet politikisht me Thaçin për të mirën e shtetit. Kurti po përjeton ndryshim politik dhe transformim edhe pse jo edhe ngadalë, por me hapa gjigant”, tha Burjani për lajmi.net.

Gjatë ditës së sotme, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se shtrëngimi i duarve me presidentin, Hashim Thaçi dhe organizimi për nder të pavarësisë, ka qenë në kuadër të agjendës shtetërore dhe se qëndrimet e dallimet mbesin po të njëjta dhe nuk ka ndryshuar asgjë karshi presidentit Thaçi në lidhje me çështjen e kufijve.

Tags: KurtiShterngim duarshThaçi
Postimi i mëparshëm

Francë: 70 tonë borë largohen me helikopter

Postimi tjetër

Ja çfarë duhet të dish të duash dikë pa kushte

Të ngjajshme Postime

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’
KRYESORE

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët
KRYESORE

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri
KRYESORE

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen
KRYESORE

Nga tetori nis zbatimi i rregullave të reja për udhëtime në zonën Schengen

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman
KRYESORE

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës
KRYESORE

A mund Kosova t’i ngrejë dronët Bayraktar, komandanti i KFOR: Unë kam autoritetin për hapësirën ajrore të Kosovës

29 July 2025
Postimi tjetër
Ja çfarë duhet të dish të duash dikë pa kushte

Ja çfarë duhet të dish të duash dikë pa kushte

Lajmet e fundit

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

Niveli yt i inteligjencës mund të jetë arsyeja pse nuk arrin të gjesh dashurinë

31 July 2025
Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

Isa Mustafa: VV s’i ka votat, po e uzurpon Kuvendin – opozita s’mundet kështu ‘s’të dua ty në pushtet, s’e dua as vetvetën’

30 July 2025
E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

E mira e përjetshme që mendohet të sjellë injektimi i qelizave staminale në gju

30 July 2025
Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

Specialja pranoi prova nga shteti serb, OVL UÇK: Edhe një arsye më shumë për protestë

30 July 2025
Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

30 July 2025
Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

Gjykata Komerciale pezullon vendimin e ZRrE-së për tregun e lirë të energjisë për të gjithë konsumatorët

30 July 2025
“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

“Për Drenasin Kampion” PDKRLl, Ramiz Lladrovci njofton se ka themeluar subjektin e ri

30 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu