Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot organizoi një pritje shtetërore për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës në katedralen ‘Nënë Tereza’ .
Në këtë pritje shtetërore kishte fytyra të shumta publike si ambasadorë, deputet, humanistë etj.
Në një fjalë rasti, presidenti i Kosovës uroi 12 vjetorin e pavarësisë.
“Po kalojnë 21 vite që Kosova e fitoj lirinë, dhe 12 vite të pavarësisë. Edhe lira edhe pavarësia u ndërtua me mund, punë, sakrificë. Është meritë e secilit për tërë këto vite edhe më herët që kontribuuan që të vijmë në 12 vjetorin e pavarësisë. “
“Sot në 12 vjetorin e pavarësisë Kosova si asnjëherë më parë është më e konsoliduar në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Prandaj para nesh shtrohen obligime të mëdha që sa më shpejtë të bëhet liberalizime të vizave. ”
“Vetëm unik dhe të bashkuar kemi realizuar lirinë dhe pavarësinë. Kosova është shteti më i ri në botë, jemi evropianët më të ri, dhe besoj se do ta meritojmë që të jemi pjesë e NATO-së”, shkruan IndeksOnline.
“Ndihemi krenar që edhe sot në 12 vjetorin e pavarësisë, jemi popullata më pro evropiane dhe më pro amerikane.”, tha presidenti.