Në pritjen shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi e ka përshëndetur kryeministrin Albin Kurti.
Po ashtu, ata janë parë të buzëqeshur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Duke u cilësuar si ngjarje e rrallë kjo që ka ndodhur sot, në mes Kurtit dhe Thaçit, nuk ka kaluar pa u kapur nga syri i kamerave dhe aparateve.
Përveç Kurtit, Thaçi e përshëndet edhe bashkëshorten e tij.
Krejt kjo ndodhi, pasi presidenti e përfundon fjalimin e tij në këtë pritje shtetërore, ku kanë qenë të ftuar politikanët kosovarë, diplomat të huaj dhe jo vetëm, shkruan insajderi.
Kujtojmë se Kurti e Thaçi, kanë pasur raporte të acaruara ndërvite, ndërsa as në takimin e tyre të parë kur ende nuk ishte formuar qeveria, ata dy nuk janë kapur nga kamerat duke u përshëndetur.