Ish-kryeministri i vendit, njëherit kryetari i Aleancës për Ardhmërine e Kosovës Ramush Haradinaj, edhe pse nuk është në postin e kryeministrit e ka vazhduar traditën tashmë të tij që në përvjetorët e Pavarësisë të freskojë dhe të ëmbëlsojë pjesëtarët e policisë së Kosovës.
Edhe sot, përmes disa imazheve të publikuara në faqen zyrtare facebook ka treguar se shënimin për 12 vjetorin e Pavarësisë, ai e nisi në shërbim të Policisë së Kosovës.
Ndërsa urimi i tij ka qenë tejet i shkurtë. “Urime”. /InLajmi\