Për nder të 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë, Garda Ceremoniale e FSK-së në oborrin e Qeverisëm, ka bërë ngritjen e flamurit shtetëror.
Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.Në ora 09:10, kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti do të vendosin kurora lulesh te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Të dy gjithashtu do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.
Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.Duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.
Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.