Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reagur me një shkrim në rrjetin social facebook në lidhje me zyrtarin korrektues të Burgut të Sigurisë së Lartë, që u kap me substanca narkotike, shkruan InLajmi.
Haxhiu ka thënë se e dënon fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërret për ndërrmarjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë.
Më tutje ministrja Haxhiu shtoi se mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Mbrëmë u njoftova se një zyrtar korrektues i Burgut të Sigurisë së Lartë, është zënë me substanca narkotike.
E dënoj fuqishëm këtë veprim të kundërligjshëm dhe thërras për ndërrmarjen e veprimeve të menjëhershme në raport me këtë.
Mekanizmat e brendshme të SHKK dhe institucionet e drejtësisë menjëherë të veprojnë në mënyrë që rasti i mbrëmshëm të dënohet dhe të tilla të mos përsëriten.
Kontrabanda në qendrat korrektuese do të ndëshkohet e sidomos kur pjesë e saj janë zyrtarët korrektues.