Aktorja Nikita Pearl ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Sipas tyre ajo vuante nga tumori në tru. Vajza ishte bërë e njohur me rolin që e kishte në filmin “Mbretëresha e Katwe-s”, i cili ishte i bazuar në një ngjarje të vërtetë
Aktorja ishte diagnostikuar me tumor në tru në vitin 2016. Drejtoresha e filmit ku kishte luajtur vajza i kishte mobilizuar shumë njerëz që të mblidhnin fonde për trajtimin e saj në Indi, sepse mjekët në Ugandë nuk i kishin mjetet e nevojshme.
Në vitin 2017, mjekët i kishin thënë se Nikita është shëruar nga tumori, por vitin e kaluar u diagnostikua me një tumor tjetër, i cili doli të jetë fatal.