• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 22 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Fëmijët në Kosovë kanë qasje në gjitha faqet e internetit, sidomos në rrjete sociale

J G nga J G
16 February 2020
në Kosovë
0 0
0
Fëmijët në Kosovë kanë qasje në gjitha faqet e internetit, sidomos në rrjete sociale
0
SHPERNDARJE
23
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi i internetit dhe teknologjisë sot është një nga trendet e përhapur në gjithë botën. Por, sipas ekspertëve të kësaj fushe, përdorimi i internetit te fëmijët, nuk është i sigurt, meqë në Kosovë, ofruesi i shërbimit të internetit nuk ta ndalon qasjen në asnjë faqe ose rrjet, për dallim nga vendet tjera evropiane e më gjerë.

Fëmijët, sipas kompanive dixhitale, nga rrjetet sociale më së shumti preferojnë të përdorin rrjetet Facebook, Instagram dhe Tiktok.

Kështu thotë për Radion Evropa e Lirë, Benjamin Kolenoviq, menaxher i marketingut dixhital në kompaninë për media sociale “Hallakate”.

Sipas tij, rrjeti social Facebook llogaritet se ka rreth 52 mijë përdorues fëmijë, Instagrami i ka rreth 56 mijë përdorues fëmijë, derisa thotë se Tiktok është një prej platformave më të përdorura, por që ende nuk shifra të sakta.

“Përdorimi i internetit i ka anët e mira dhe të këqija. Të mirat janë se ke mundësi që të informohesh në kohë reale, lajmi vjen në shpejtësi dhe informata përhapet shumë shpejtë. Ndërkaq, anët negative vijnë në rastet nuk njerëzit, si shembull, nuk janë të vetëdijshëm se si t’i mbrojnë të dhënat personale. Pastaj për fëmijët, anë negative është kur prindërit u japin telefonat (telefonat e mençur) fëmijëve të moshës 1.5 deri në 6 vjeç, të cilët fëmijët i përdorin për të parë rrjetet si YouTube. Duhet me pas parasysh se përmbajtja që u del përpara fëmijëve gjithmonë është e ndërlidhur me algoritmin e YouTube, i cili krijohet nga përmbajtja që e shikon prindi”, thotë Kolenoviq.

Ai thotë se prindërit edhe në raste kur iu lejojnë fëmijëve të përdorin telefonat e mençur për shfletime në internet apo shikim të videove në YouTube, duhet që pajisjet t’ua lënë në dispozicion vetëm fëmijëve, në mënyrë që mosha e shikimit të jetë e kufizuar dhe të mos u paraqiten atyre video të papërshtatshme për moshën që kanë.

“Nëse për shembull prindi shikon një video e që është një triller, ndërkaq fëmija pas asaj që është duke e shikuar, YouTube vet ta preferon videon e radhës, atë që prindi e ka shikuar paraprakisht. Andaj, pajisjet e fëmijëve duhet me qenë vetëm e fëmijëve, pasi algoritmi edukohet në atë mënyrë që është krijuar për fëmijë”, tha ai.

Teuta Zymeri, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për Studime të Avancuara – FIT, thotë se aktualisht fëmijët gjatë përdorimit të internetit nuk janë të sigurt. Sipas saj, për një përdorim të sigurt të internetit nga ana e fëmijëve, duhet që përmes strategjive të ndikohet në qeverisje dhe legjislacion, në mënyrë që mirëqenia e fëmijëve në botën virtuale të jetë sa më e sigurt.

“Aktualisht mund të themi se fëmijët nuk janë të sigurt gjatë përdorimit të internetit. Duhet të kemi një bashkëpunim për të mirën e përdorimit, siç janë fëmijët, prindërit, mësuesit, kujdestarët, industria, vendimmarrësit. Secili e ka rolin e vet, ku prindërit dhe kujdestarët kanë rol kyçë”, thotë Zymeri.

“Mësuesit mund të ndihmojnë duke i zhvilluar të menduarit kritik në mënyrë që fëmijët të mund të lundrojnë më pas në botën digjitale dhe duke vendosur një shembull pozitiv në internet për nxënësit e tyre. Edhe politikbërësit, përmes strategjive të ndikojnë në qeverisje dhe legjislacion në mënyrë që mirëqenia e fëmijëve në botën virtuale të jetë sa më e lartë. Të gjithë mund ta bëjmë një internet më të mirë”, thekson ajo.

Rrapi, një djalë 12-vjeçar, thotë se 3 deri ne 4 orë në ditë e përdor internetin. Ai thotë se po ta lejonin prindërit do të rrinte edhe më gjatë në internet, qoftë duke luajtur lojëra online me shokë apo edhe në rrjete sociale. Por, ai thotë se shpesh e kontrollojnë prindërit dhe ia caktojnë kohën sa ai mund të qëndrojë pranë ekranit.

“Unë rri në internet deri në 3 orë në ditë. Ndodh edhe më gjatë ndonjëherë. Për shembull kur jam duke luajtur lojën online – Fortnite, unë rri edhe më gjatë. Por, edhe në Instagram kaloj kohë të gjatë. Marr kritika nga prindërit sepse ata dëshirojnë që unë të kaloj më pak kohë pranë ekraneve, por po të kisha mundësi unë do të kaloja edhe më gjatë sesa kaq sa kaloj”, tha ai.

Se sa mund të jenë të rrezikuar fëmijët nga qëndrimi i gjatë në internet përmes pajisjeve të teknologjisë informative, Teuta Zymeri, thotë se nuk ka një hulumtim më të ri dhe se kryesisht janë ato që janë zhvilluar më herët.

“Ne qe dy vjet nuk kemi bërë hulumtime në këtë fushë, por nga hulumtimet që i kemi bërë më herët dhe gjatë punës së përditshme, del se fëmijët nuk janë të sigurt gjatë përdorimit të internetit. Fëmijët përballen me rreziqe të shumta, qoftë të privatësisë, si shpërndarje të videove dhe fotove personale, takimi me njerëz të panjohur, etj.”, tha Zymeri, transmeton REL.

Ndryshe, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në bazë të një ankete të bërë rreth përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) për vitin 2018, del se 93.2 për qind e ekonomive familjare në Kosovë kanë pasur qasje në internet nga shtëpitë, nga çfarëdo pajisje.

Tags: FëmijetKosovaRrjete socialeTIK
Postimi i mëparshëm

Prizren, vetura godet tri shtylla dhe rrokulliset

Postimi tjetër

Paralajmërim, kujdes nga bishtat e cigareve

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
“Ujë nga hoxha, e solla me pi Albini”- ish ushtari shpjegon aksionin simbolik para Kuvendit
Kosovë

“Ujë nga hoxha, e solla me pi Albini”- ish ushtari shpjegon aksionin simbolik para Kuvendit

21 July 2025
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Pritet destabilizim intensiv i motit

17 July 2025
Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer
Kosovë

Rahovec: Po bënin gara – njëri gjobitet me 500 euro, 2 të tjerë s’kishin as patentë shofer

17 July 2025
Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje
Kosovë

Përfshihet nga zjarri një banesë te Parku i Qytetit në Prishtinë, zjarrfikësit dhe ambulanca në vendgjarje

16 July 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale

16 July 2025
Postimi tjetër
Paralajmërim, kujdes nga bishtat e cigareve

Paralajmërim, kujdes nga bishtat e cigareve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 22 korrik ndër vite?

22 July 2025
Sufllaqe shtëpie – Receta origjinale, e shëndetshme me shije të përsosur

Sufllaqe shtëpie – Receta origjinale, e shëndetshme me shije të përsosur

22 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe dhe me vapë të fortë verore

22 July 2025
Pse bie gjithmonë në dashuri me të njëjtin lloj personi? Modelet e marrëdhënieve të shpjeguara nga një ekspert

Pse bie gjithmonë në dashuri me të njëjtin lloj personi? Modelet e marrëdhënieve të shpjeguara nga një ekspert

22 July 2025
Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

Zvicra planifikon të modernizojë rreth 8000 bunkerë të vjetër në të gjithë vendin

21 July 2025
Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

Fillimisht ikin dritat, më pas nis përmbytja e shpellës, turistët përjetojnë momente tmerri

21 July 2025
Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

Platforma “X” refuzon të bashkëpunojë me prokurorët francezë:Hetimi i motivuar politikisht

21 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu