Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka pritur sot në Presidencë, një talente shqiptare, Arta Çikën e cila ka fituar çmimin e madh në Britaninë e Madhe.
Këtë e ka bërë të ditur, Meta përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook.
“I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para”, ka shkruar presidenti Meta.
Postimi i plotë i tij:
I lumtur të takoja Arta Çikën, një shkencëtare të re dhe fituese të çmimit “TechWomen100” për vitin 2019 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila këtë vlerësim ja ka dedikuar Shqipërisë, ku dhe mori dijet e para.
Frymëzues mesazhi i saj drejtuar të gjithë të rinjve e të rejave shqiptare për të ëndërruar fort dhe për të mos u ndalur në përpjekjet për t’i realizuar ato në Atdheun tonë të dashur. ??/InLajmi/