Zëvendëskryeministri nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi, e ka të vështirë të besojë se Erdhi Dita.
Mirëpo sipas tij, qytetarët e Kosovës e kanë të qartë dhe se e mbështesin qeverinë Kurti.
“Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt”, shkroi Abazi në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
E kuptoj që Thaçi e ka të vështirë të besoj që Erdhi Dita, por Kosova e ka të qartë dhe qytetarët e duan e besojnë, dhe e mbështesin qeverinë Kurti.
Nuk ka kushtrim më të madh, kumbim më të fortë e gjykim më të drejtë se vota qytetare dhe vullneti demokratik. Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë e të sigurt.
Është e nevojshme, e domosdoshme që të kuptohet, mos të pengohet dhe të mos vështirësohet puna dhe veprimet e qeverisë./InLajmi/