Nauf Hasani, Oda e Avokatëve të Kosovës, dega në Prishtinë ka reaguar për videon ku shihet avokati i njohur, Tomë Gashi duke shkelmuar paratë e mbledhura nga një lëmosh kërkues në Kosovës.
“Dega e Prishtinës, e Odës së Avokatëve të Kosovës, e konsideron të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj, avokatit Tomë Gashi. Kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj. Organet kompetente shtetërore janë ato që merren me lypësit dhe me këdo tjetër që cenon rendin dhe qetësinë publike dhe askush s’ka të drejtë t’i poshtëroj ata duke i shqelmuar gjë sendet e tyre. Sjellje të tilla nga avokatët dëmtojnë nderin dhe imazhin e avokatisë dhe janë qartësisht në kundërshtim me Kodin e Etikës të Avokatëve”, thuhet në reagim të Nauf Hasani nga dega në Prishtinë e odës së avokatëve.
Përmes një postimi në Facebook, Hasani tha se “Pa dashur të paragjykoj, Organet e OAK-së lidhur me këtë rast, duhet të zhvillojnë hetime përkatëse dhe nëse ka arsye të bazuar, të filloj procedurën disiplinore ndaj avokatit në fjalë”.
Postimi i plotë:
Dega e Prishtinës, e Odës së Avokatëve të Kosovës, e konsideron të papranueshme dhe johumane sjelljen e anëtarit të saj, avokatit Tomë Gashi. Kërkimi i lëmoshës nuk është i ndaluar me ligj. Organet kompetente shtetërore janë ato që merren me lypësit dhe me këdo tjetër që cenon rendin dhe qetësinë publike dhe askush s’ka të drejtë t’i poshtëroj ata duke i shqelmuar gjë sendet e tyre. Sjellje të tilla nga avokatët dëmtojnë nderin dhe imazhin e avokatisë dhe janë qartësisht në kundërshtim me Kodin e Etikës të Avokatëve. Pa dashur të paragjykoj, Organet e OAKsë lidhur me këtë rast, duhet të zhvillojnë hetime përkatëse dhe nëse ka arsye të bazuar, të filloj procedurën disiplinore ndaj avokatit në fjalë. /InLajmi/