Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, uroi 50 vjetorin e themelimit të Universitetit të Pristinës.
Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar. Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, shkruajti Thaçi në postimin e tij në rrjetin social Facebook, shkruan InLajmi.
Postimi i plotë:
Sot Universiteti i Prishtinës kremton 50 vjetorin e themelimit.
Gjysmë shekulli jetë akademike në shërbim të emancipimit, arsimimit dhe modernizimit të shoqërisë sonë.
Universiteti i Prishtinës luajti rol historik në ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare dhe politike në tri dekadat e shekullit të kaluar.
Ky institucion i dijes dhe rezistencës dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Në 50 vjetorin e themelimit shprehim respekt dhe konsideratë të thellë për të gjithë pedagogët, drejtuesit, punëtorët dhe studentët që kontribuuan në forma të ndryshme, jo vetëm në forcimin e dimensionit themelor akademik të UP-së, por edhe të ndikimit të tij pozitiv në rrafshin kombëtar, politik dhe shoqëror.
Sot, kur shënohet solemnisht 50 vjetori i UP-së, studentëve, profesorëve dhe gjithë stafit akademik iu shprehim urimet më të sinqerta me besimin se fillimi i gjysmë shekullit vijues do të jetë edhe më i suksesshëm në sfidat e Kosovës së shekullit 21. HTH./InLajmi/