Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit Egjiptian, Veton Berisha, ka reagur ndaj veprimit të Tomë Gashi. Ku shihej duke shqelmuar parat e një personi që ka dalur të kërkojë lëmoshë në sheshin e Prishtinës.
Veprimet e Gashit, nga ana e deputetit Berisha po cilësohen si veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga, shkruan InLajmi.
Deputeti në fjalë pyeti avoaktin se a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit?
Postimi i plotë:
I pa pranueshëm gjesti i Tomë Gashit
Si deputet i Kuvendit të Kosovës, përfaqësues i një pjese të madhe të familjeve të varfëra në Kosovë nga komuniteti Egjiptian i dënoj ashpër veprimet e avokatit të mirënjohur njëheritë aktivist i Lëvizjës Vetëvendosje Tomë Gashit ndaj një lypsari në qendër të Prishtinës.
Veprimet e z. Gashi janë veprime qyqare, raciste dhe tepër të liga.
Tani e pyes z.Gashi si profesionist i së drejtës me shumë përvojë a duhet të trajtohet kështu njeriu nga njëriu apo të tillët janë përgjegjësi e shtetit dhe jo individit!!??
Mos u anko tani në pushtetin z. Gashi tani pushteti jeni ju!!!
Fillimi nuk po duket i mirë!!!
Veton Berisha
Deputet i Kuvendit të Kosovës./InLajmi/