Manchester Unitedi thuhet se ka vendosur ta ulë edhe më shumë çmimin e mesfushorit Paul Pogba dhe tani po kërkon 100 milionë euro për ta shitur në fund të sezonit.
Pogba nuk do të lejohet të largohet nga Unitedi për më pak se 100 milionë euro
Francezi është i etur të largohet nga Old Trafford dhe pritet të vendos në fund të sezonit mes Real Madridit dhe Juventusit
Por, Unitedi nuk është gatshëm të lejoj lojtarin e tyre të largohet me çfarëdo çmimi dhe thuhet se është i gatshëm të pranoj një marrëveshje që pasqyron vlerën e vërtetë të Pogbas
Por, si Juventusi ashtu edhe Reali thuhet se nuk janë të interesuar të paguajnë kaq shumë për mesfushorin francez, shkruan The Guardian.
Pretendohet se të dy klubet mendojnë se shifra e kërkuar është shumë e shtrenjtë, duke pasur parasysh formën mesatare të Pogbas që kur u kthye te United në 2016.