Skënder Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes në Mynih mes Kosovës dhe Serbisë për autostradat dhe hekurudhat.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hyseni e ka përkrahur këtë marrëveshje, shkruan InLajmi.
Ka thënë se është një hap tjetër në drejtimin e duhur.
Postimi i plotë i tij:
Letra e Sekretarit amerikan Mike Pompeo është shumë e kjartë. Dialogu Kosovë-Serbi, në thelb ka njohjen e ndërsjellë midis këtyre dy shteteve. Koordinimi i ngushtë me SHBA-në dhe BE-në është jetik.
Nënshkrimi, sot në MSC, i edhe dy letrave të shprehjes së qellimit, ate për hekurudhat dhe ate për autostradën është edhe një hap në drejtimin e duhur!./InLajmi/
